Anë e mbanë po flitet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kjo e fundit me gjithë kapaitetet që ka është pranë nisjes së një lufte në Evropë.
Analisti politik, Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka gërshetimi i “Botës Serbe” dhe “Botës Ruse’, janë fatkeqësia e popujve dhe shteteve demokratike, derisa janë edhe e keqja më e madhe në zemër të Evropës.
"Sinjalet për një luftë të re, janë dhënë nga këta eksponentë të politikave pushtuese. NATO e ka rastin që t’i tregojnë Putinit se Moska dhe Beogradi nuk janë qendrat e vendosjes", ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
Ideja serbomadhe për “Botën Serbe”, është bërë sipas arshinave të çetnikizmit, të tipit të Vuqiqit, Vulinit, Dodikut…Kjo nuk kontestohet, kur bota e civilizuar flet krejt ndryshe. Ne këta shembuj dhe shumë të tjerë të “Botës Serbe”, që është botë e errët, shtetet demokratike, e kanë kuptuar tashmë se kjo është e keqja më e madhe në zemer të Evropës. Gërshetimi i “Botës Serbe” dhe “Botës Ruse”, janë fatkeqësia e popujve dhe shteteve demokratike. Kreatorët e këtyre botërave janë promotor të krijimit të një ambienti me kërkesa të papranueshme, dhe janë kundër vullnetit të popujve liridashës. Këta po na imponojnë në Evropë, diqka që nuk mund të pranohet. Po imponojnë hegjemoninë e hapur. Planet nga kuzhinat e tyre, nuk i gëllitisin as qentë, e jo më njerëzit. Konceptet e tilla politike janë të rrezikshme për paqen në Evropë. Ky radikalizëm dhe kjo politkë e tyre luftënxitëse duhet të ndalohen nga Amerika dhe nga shtetet më të fuqishme të Evropës. Këto plane pushtuese në Ukrainë dhe në Kosovë, nuk duhet të realizohen. Sinjalet për një luftë të re, janë dhënë nga këta eksponentë të politikave pushtuese. NATO e ka rastin që t’i tregojnë Putinit se Moska dhe Beogradi nuk janë qendrat e vendosjes. Në hapësirat ballkanike shumë herë kanë ndodhur lufta të karakterit gjenocidial, kështu ishte edhe lufta e fundit me rastin e shpërbërjës të ish –Jugosllavisë. Popujtë e botës së civilizuar nuk i durojnë kreatorët e politikave përfide mashtruese e pushtuese, të botërave të errëta ruso-serbe.