Ish kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka postuar një foto të para disa muajve ku shihen së bashku Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Driton Ajazi, Bekim Lestrani, Zeq Hasi e zyrtarë tjerë tashmë të dy taboreve, PDK e DD.
“Të gjithë së bashku”, ka shkruar Hoxha mbi fotografi.
Nuk dihet se cili është qëllimi i postimit të kësaj foto, kur tashme në Kuvend Komunal të Drenasit janë dy subjekte të ndara.
Rikujtojmë se dega e PDK-së në Drenas deri në zgjedhjet e rregullta po udhëhiqet nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.