Ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Engelbert Zefaj i është konfirmuar aktakuza për korrupsion, pasi Zefaj nuk e kishte deklaruar pasurinë.
Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar Engelbert Zefaj. Sipas tij, ai e kishte raportuar pasurinë, por kjo kishte ndodhur me disa ditë vonesë.
“E vёrteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu! Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria”, ka shkruar Zefaj, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Sot m'u paskan QEPU mu!
Aktakuzё pёr mosraportim tё pasurisё!
Sqarim: Pёr ata qё ju intereson
E vёrteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu!
Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria.
Sqarim: Nё raportimin e pasurisё qё e kam ba nuk ka asnjё rritje tё pasurisё, bile vetёm ёshtё zvogluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё!
Pёrfundim: Disi po tingёllon si ndonjё krim i kryer nga ana ime, nё fakt ёshtё fjala vetёm se jam vonu me raportu pasurinё time nё afatin e caktuar!