835 vaksina anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

835 vaksina anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 835 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 801 mijë e 246 vaksina.

810 mijë e 708 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 93 mijë e 334 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat