Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Engelbert Zefaj, për mos deklarim të pasurisë.
Zefaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook duke thënë se i kanë “qepu” edhe atij me aktakuzën në fjalë.
“Sot m'u paskan QEPU mu!
Aktakuzë pёr mosraportim tё pasurisё!”, ka shkruar Zefaj në Facebook.
Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Zefaj nuk e konteston faktin se e ka deklaruar pasurinë me vonesë, por shkon me tej dhe me krenari e pranon publikisht se u vonu disa dite me deklaru pasurinë.
Për Miftarajn është habi se si shumë zyrtarë të LDK-së, kanë pëlqyer statusin e Zefajt.
Postimi i plotë:
Engelbert Zefaj, e konsideron qepim raportimin se iu ka konfirmu aktakuza per vepren penale te korrupsionit, mos raportim i pasurisë.
Nuk e konteston faktin se e ka deklaru pasurinë me vonesë, por shkon me tej dhe me krenari e pranon publikisht se u vonu disa dite me deklaru pasurinë.
Ama, me raportu një vendim te gjykatës e konsideron qepim. Një mori anëtaresh të lartë të LDK me llajka e me komente e përkrahin, me demek ti i pastër, vetëm faji është te mediat pse kane raportu një fakt i cili sipas prokurorisë ngrit dyshime se ke kryer vepër penale të korrupsionit, mos deklarim i pasurisë”.
Kur IKD iu thotë partive politike, mos emëroni në pozita të larta publike persona që s`kane respekt për ligjin, që "harrojnë" me deklaru pasurinë, dëgjoni me vëmendje, sepse pastaj ne raportojmë e iu "qepojmë" sa herë të shkelni ligjin, e me theks të veçantë kur kryeni veprat penale që janë ne kapitullin e korrupsionit.
Tash Ju strukturat e LDK, shkoni me më shume llajka për zyrtarin publik që e shkel ligjin, edhe promovoni sa me shumë ata që e shkelin ligjin.