Vdes oficeri i lartë i FSK-së

Aktuale

Vdes oficeri i lartë i FSK-së

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 19:19
Skender Haliti

Ka ndërruar jetë oficeri i lartë i FSK-së, Skender Haliti.

I ndjeri përmendej për luftën e Kosharës,  e poashtu ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të heroit, Agim Ramadani.

Vdekja e tij ka mërzitur fortë kolegët e tij, dhe gjithë ata që e kanë njohur.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.

“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin!

“Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do ti kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”, njofton tutje Berisha.

Oficeri i FSK-së gëzonte respekt të lartë në institucionin në të cilin punonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat