​Konjufca uron Steinmeier për rizgjedhjen President i Gjermanisë

Aktuale

​Konjufca uron Steinmeier për rizgjedhjen President i Gjermanisë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 21:41
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.

Ai ka shkruar në Facebook që Gjermania vazhdon ta mbështes Kosovën për shtetndërtim, integrim dhe zhvillim.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë. Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Shfrytëzoj edhe këtë rast që t'i shpreh Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat