Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e jashtëzakonshme që ishin mbajtur në Podujevë në nëntor të vitit të 2020-të ka shpenzuar 6 mijë e 83 euro.
Shpenzimet janë bërë të ditura nga raporti i Auditorëve të Pavarur.
Sipas këtij raporti që është publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PDK-ja për fushatën e Naim Fetahut, ka shpenzuar gjithsej 6 mijë e 83 euro e 3 cent. Borxhi i mbetur i PDK-së, sipas raportit, është 100 euro e 3 cent.
Në pjesën e të hyrave dhe shpenzimeve PDK për zgjedhjet e vitit 2020 në Podujevë ka pranuar 600 euro të hyra nga buxheti, si dhe 5 mijë e 380 euro nga kontributet në natyrë me mallra dhe shërbime.
Partia Demokratike ka shpenzuar 670 euro e 54 cent për reklama, reprezentacion dhe konferenca. Kurse, në kategorinë e shpenzimeve të përgjithshme kjo parti ka shpenzuar 5 mijë e 380 euro.
Ndërkaq në kategorinë e shpenzimeve të ndryshme, PDK-ja ka shpenzuar 32 euro e 49 cent.
Sipas këtij raporti Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë nuk ka raportuar asnjë donacion të marrë për këto zgjedhje.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2020-ës në Podujevë kandidoi me Naim Fetahun, i cili për nga votat që morri doli i treti. Ndërkaq, këto zgjedhje i fitoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Në këtë LINK mund të shihni në detaje raportin për pasqyrat financiare të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.