Muja: Javën e ardhshme hidhen në votim dy ligje të rëndësishme

Aktuale

Muja: Javën e ardhshme hidhen në votim dy ligje të rëndësishme

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke thënë se të enjten do të mbahet seanca solemne.

Muja tha se nga java e ardhshme në rendin e ditës do të jenë projektligjet për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë.

Të enjten mbahet një seancë solemne. Në ndërkohë nga java e ardhshme, janë këto pika të rendit të ditës. Dy ligje të rëndësishme në luftën e korrupsionit kanë hyrë në rendin e dytë, projektligji për byronë shtetërore dhe verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligji për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë. Po ashtu, në rend dite është edhe projektligji për Agjencinë për Akreditimin. Këto janë esenciale për javën e ardhshme. Jemi dakorduar që javën tjetër të ketë seancë edhe për dialogun dhe politikën e jashtme”, tha ai.

Muja ka komentuar edhe deklaratën e Besnik Tahirit, i cili e quajti Qeverinë Kurti, si më të dobëtën në historinë e Kosovës. Tha se një gjë e tillë është e pasaktë.

Mendimi i kolegut është i pasaktë, s’ka nevojë për shumë shqyrtim. Se sa e dobët apo e padobët duhet të marrim indikatorët matës. E para, sa i përket vaksinimit, kemi qenë të fundit kur kemi ardhur (pushtet), ndërkaq sot jemi lider. E dyta sa i përket ekonomisë. Kosova ka vështirësi ekonomike. BKQ thotë që kemi pasur rritje 9.9 për qind, rritje reale”, deklaroi Muja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat