Biznesmeni dhe pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj e ka vlerësuar Qeverinë Kurti për punën e tij të deritashme.
Piraj ia ka dhënë notën 10 Qeverisë Kurti për dialogun me Serbinë dhe shtrimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës në tërë territorin e vendin.
Ndërsa notën më të ulët (1), ia ka dhënë për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë dhe kufizimin e lëvizjes së lirë.
Më poshtë postimi i biznesmenit Piraj:
1. Qeverinë aktuale si individ deri më tani e vlerësoj pozitivisht!
Dialogu me Serbinë e ka notën 10!
2. Ushtrimi i sovranitetit të shtetit në tërë territorin e ka 10!
3. Rregullimi i furnizimit me rrymë e ka notën 9 ( këtu çmimi i rrymës nuk përfshihet)
4. Marrja me çëshjen e ekonomisë dhe përmirësimin e gjendjes në të bërin biznes notën 7
5. Ekzekutimi i projekteve të filluara nga qeveria e kaluar në infrastrukturë notën 2
6. Menaxhimi i shëndetit publik dhe zbatimi i ligjit për sigurimet shëndetësore 2
7. Masat e ndërmarra kinse për parandalimin e pandemisë dhe kufizimin e lëvizjes në kufi notën 1
8. Politikat tatimore në përgjithësi i vlerësoj me 5
Kto janë disa vlerësime nga këndvështrimi im personal dhe mund të jenë gabim.