Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të Nismas, Fatmir Limajt.
Halilaj thotë se deklarata e Limajt se pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Kosova nuk do të ishte e lirë, sipas tij, është deklaratë fyese për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës.
Sipas tij, kjo deklaratë është mohim i masakrës së Qirezit, Likoshanit, Prekazit, Krushës e Izbicës, Reçakut e Mejes.
Avokati thotë se deklarata e Limajt është mohim edhe i intervenimit të NATO-s, i vrasjeve të civilëve shqiptarë dhe i luftës së mbi 1 mijë ushtarëve.
Reagimi i plotë:
DERI NË DY VETË z. LIMAJ, E PASKA PRU ÇLIRIMIN E KOSOVËS.....
Miq, deklarata e z. Limaj kinse, pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Kosova nuk do ishte e lirë, janë direkt MOHIM i kontributit gjithëpopullor, gjegjësisht, masakrës së Qirezit e Likoshanit, Prekazit e Izbices, Krushës, Mejes dhe Reçakut, vrasjeve të 20.000 civilëve, dëbimit të 1.3 milion gra, burra, fëmijë e pleqëve, luftës së mbi 12.000 ushtarëve, mijëra dëshmorëve, invalidëve, apo mijëra të burgosurve e të përsekutuarve, intervenimit të Natos, kontributit të jashtëzakont të bashkëatdhetarëve.
Kërko falje z. LIMAJ se, ende deklaratë më fyese për viktimat dhe të mbijetuarit, që nga pas lufta s'kam pa....