Deputetja e LDK-së me akuza të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputetja e LDK-së me akuza të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:11
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ajo kur LVV-ja shënon njëvjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, e që fitoi me mbii 50.28 për qind të votave, tha se kryeministri Albin Kurti, në çdo ditë të qeverisjes së vendit është duke e dëshmuar se e gjitha ajo çfarë ka thënë sa ka qenë në opozitë, ishin vetëm brenda kornizave imagjinare, pasi që nuk ka konkretizuar asgjë nga ajo çfarë kishte thënë, me çka sot populli do të mburrej.

Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se kjo ua ka vështirësuar jetesën qytetarëve me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike për jetesë, e tash së voni edhe me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

1 vjet mashtrim!

Sot, janë bërë 1 vjet prej kur mbi 51% e qytetarëve vendosen për “ndryshim” duke votuar Albin Kurtin për Kryeministër, i cili në çdo ditë të qeverisjes së vendit është duke e dëshmuar se e gjitha ajo çfarë ka thënë sa ka qenë në opozitë, përfshirë edhe premtimet me të cilat iu ka dhënë shpresë të rrejshme qytetarëve, sepse tani po del se të gjitha ishin vetëm brenda kornizave imagjinare, pasi që nuk ka konkretizuar asgjë nga ajo çfarë kishte thënë, me çka sot populli do të mburrej. Përkundrazi, kjo qeveri ua ka vështirësuar jetesën qytetarëve me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike për jetesë, e tash së voni edhe me shtrejtimin e energjisë elektrike.

Nuk i lanë vetëm për dasma e ahengje as familjarët e tyre, ashtu siç u zotuan në fushatë por i emëruan në pozita të rëndësishme, për kapje të shtetit. Zero rezultat nga politika e jashtme, sepse nuk pati fare angazhim. Në këtë përiudh po ashtu pati stagnim në lobim, anëtarësim dhe njohje të reja për vendin. Kjo qeveri e ktheu mbrapa Kosovën për disa vite. E gjithë kjo situatë, për fatin e keq ka prodhuar zhgënjim të madh i cili po përkthehet me largim masiv të rinisë nga vendi. Qeveria Kurti, do të mbahet mend si qeveria më e dëmshme që ka udhëhequr me vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat