Shkuan për të protestuar në ZRRE, por u arrestuan krerët e PSD-së.
PSD-ja qëndruar për disa orë në ZRRE, dhe pas bllokimit të punës aty për punëtorët e Rregullatorit të Energjisë kanë shkuar edhe Policia e Kosovës, shkruan gazeta "Bota sot".
Ata kishin kërkuar nga aktivistët e PSD të lirojnë objektin pasi ata po kjyejnë vepër penale me qëndrimin e tyre aty.
Por, pas këtyre konfrontimeve Policia së pari ka arrestuar Zgjim Hysenin.
Më pastaj, zyrtarët policorë kanë shkuar sërish në zyrën e Rregullatorit të Energjisë, dhe kanë arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqin dhe Nol Nushin.