Partia Socialdemokrate sot ka protestuar brenda zyrave të rregullatorit të energjisë, ku pas disa orësh qëndrimi brenda këtij objekti ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
Këta të fundit janë konfrontuar me aktivistët e PSD-së të cilët refuzonin të dilnin nga objekti.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se si fillimisht polici civil dështon që të arrestojë anëtarin e PSD-së, Nol Nushin.
Kurse, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi si dhe Teutë Rrusta kundërshtojnë arrestimin e bashkëpartiakut të tyre.
“Mos e prek, ma me grushta”, dëgjohet teksa thotë Kuçi.
Kurse, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i drejtohet policit civil duke e pyetur se pse e rrëzoj Nol Nushin në tokë.
“Kush e rrëzoj”, ia kthen polici Mollqiajt.
Kurse, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi i thotë Policit se “nuk ki të drejtë me u sill kështu”.
Në fund të aksionit të tyre në ZRrE, policia arrestoi Zgjim Hysenin, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqin si dhe Nol Nushin.
Më poshtë gjeni videon e momentit të arrestimit: