Leonora Jakupi acaron mediet serbe pas këngës për UÇK-në dhe komandantët

Aktuale

Leonora Jakupi acaron mediet serbe pas këngës për UÇK-në dhe komandantët

Nga: F.B. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Leonora Jakuou

Gazeta “Kurir” ka sulmuar sot këngëtaren e njohur nga Kosova Leonora Jakupi, duke e quajtur rrëqethëse veprimin kur ajo ka vendos në kokë kapelën e UÇK-së në këngën “Komandat jemi me ju, je i pastër sikur loti”!, ku sipas tyre madhërohet UÇK dhe sipas Jakupit “ata janë të pastër si loti”, transmeton “Bota Sot”.

“Kurir” shkruan se kënga e këngëtares nga Skenderaj(serbët e quajnë Serbica) që u publikua në Youtube iu është kushtuar pjesëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë dhe përballen me akuzat për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por Leonora Jakupi këndon “për pastërtinë dhe gatishmërinë për mbrojtjen e lirisë”.

“Ne nuk i kemi borxh askujt, me gjak e kemi mbrojtur secilin cm të tokës dhe jemi betuar për atdheun, jemi së bashku komandant, këtu jemi , ju jeni ata që dhatë çdo gjë për atdheun, komandant, jeni të pastër si loti” këndon këngëtarja shqiptare me kapelën e UÇK-së, ndërsa në spot paraqitet ikonografia e organizatës dhe emblema edhe flamujt e UÇK-së, shkruan “Kurir”.

Ndonëse është publikuar vetëm dje, spoti dhe kënga kanë marr mbi 40 mijë shikime dhe komentime në gjuhën shqipe:

- “Komandant” është kënga ime premierë, që pason këngën “Liria ka emër – UÇK jemi me ju”.

Gazeta përkujton se aktualisht në Hagë po zhvillohet procesi ndaj komandantëve të UÇK-së, që akuzohen për krime (Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi) sikurse edhe disa pjesëtar tjerë të këtij formacioni.

Mediet serbe shkruajnë s kjo nuk është hera e parë që kultura keqpërdoret në qëllime politike, ndërkohë që përmendin Dua Lipen që shpesh promovon pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë e Madhe. Bile sipas “Kurir” ajo ka shpërndarë hartën e Shqipërisë së madhe sikurse ajo që u shfaq në ndeshjen mes Serbisë edhe Shqipërisë. Në një rast ajvarin e Leksovcit e ka prezantuar si ushqim tradicional shqiptar dhe serbët i ka paraqitur si fashistë që okupuan vendin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat