Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka paraqitur pyetje për shtetin shqiptar rreth dekoratave që ua kishte dhënë diktatori Enver Hoxha disa personaliteteve serbe.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 5 shtator të vitit 1945, ndërsa mes të dekoruarëve ishin Rankoviçi, Mugosha, Tempo etj.
Veprimtaria e tyre ishte antishqiptare, andaj Tali ka pyetur shtetin shqiptar se kur do t`ua tërheq këto dekorata.
“Këto dekoratat, me të cilat Enver Hoxha i dekoroi Aleksandër Rankoviçin, Dushan Mugoshën, Svetozar Vukmanoviç Tempon dhe disa tjerë, me 5 shtator të vitit 1945, Republika e Shqipërisë kur do t'ua heq për shkak të veprimtarisë se tyre antishqiptare?!”, ka përfunduar ai.