​Latifi dhe Sahiti flasin për inkurajimin e mjekëve lidhur me punimet shkencore

Aktuale

​Latifi dhe Sahiti flasin për inkurajimin e mjekëve lidhur me punimet shkencore

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 20:18
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Ata biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve, me theks në integrimin e kapaciteteve akademike dhe klinike.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua edhe për mënyrat e inkurajimit të mjekëve shkencëtar të Kosovës, që këta të fundit të merren më tepër me punime shkencore dhe ato të botohen edhe në revistat përkatëse vendore.

Ministri Latifi dhe rektori i UP-së, Naser Sahiti, u dakorduan po ashtu që në të ardhmen të ketë bashkëpunim të ngushtë në shkollimin e mirëfilltë specialistik të specializantëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat