Bordi i Radio Televizionit të Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen propozimet për emërimin në pozitat e ushtruesve të detyrës, për pozitën e drejtorit të Radio Kosovës dhe pozitën e udhëheqësit të shërbimeve të përbashkëta.
Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Kujtojmë se ditë më parë bordi ka shkarkuar drejtorin e deritashëm të Radio Kosovës, Ernest Luma.
Poashtu ditë më parë është hapur edhe konkursi për drejtor të televizionit publik.