Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit publikon mesazhin: Në burgun e Nishit ishte rrahur Naser Hysaj nga Demir Limaj, Njazi Kryeziu dhe...

Aktuale

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit publikon mesazhin: Në burgun e Nishit ishte rrahur Naser Hysaj nga Demir Limaj, Njazi Kryeziu dhe...

Nga: P.R Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:05
Foto nga burgu i Nishit

Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish ministrit, kolonel Ahmet Krasniqi, në faqen e tij ka publikuar një mesazh shokues të cilin, sipas tij ia ka dërguar një person në facebook.

Ne mesazhin e publikuar nga Krasniqi, thuhet se ish kryetari i Ballit Kombëtar, Naser Hysaj ishte rrahur nga pjesëtarë të dirigjuar nga SHIK-u.

“Në burgun e Nishit, u rrah brutalisht ish kryetari i Ballit Kombëtar, z Naser Hysaj nga pjestarë të dirigjuar nga SHIK-u përmes telefonit. Naserin e rrahën Njazi Kryeziu, Demir Limaj dhe dy nga ordinerët që ishin bodigarda të Nait Hasanit. Rrahja ndodhi në masditen e 13 Shtatorit të vitit 2000. Nga po i njejti grup, u rrah në gjumë Muhamet Bulliqi ish anëtar dhe militant i dr. Ibrahim Rugova”!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sefedin Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Pas publikimit të këtij mesazhi, Krasniqi i ka bërë thirrje Naser Hysajt që të tregojë se cila ka qenë e vërteta.

Postimi i plotë nga Sefedin Krasniqi:

DESHMI NGA BURGU

“ Në burgun e Nishit, u rrah brutalisht ish kryetari i Ballit Kombëtar, z Naser Hysaj nga pjestarë të dirigjuar nga SHIK-u përmes telefonit.

Naserin e rrahën Njazi Kryeziu, Demir Limaj dhe dy nga ordinerët që ishin bodigarda të Nait Hasanit. Rrahja ndodhi në masditen e 13 Shtatorit të vitit 2000.

Nga po i njejti grup, u rrah në gjumë Muhamet Bulliqi ish anëtar dhe militant i dr. Ibrahim Rugova”!

Qartesim: Më ka ndodhur që ne In-box të pranojë SMS nga më të ndryshmit; pershëndetje, lavdata, sharje, shpifje, sidomos kërcenime. Sa më kujtohet, i kam bërë publike vetem dy sharje. Sidomos, asnjehere s’i kam publikuar kercenimet, duke qenë i bindur se keshtu i kënaqi frikacaket.

Ndersa, gjatë luftes, vetem Agron Tolajn e kam inçizuar njehere nga burgu me kerkesen e tij.

Sonte, e mora kete SMS të shkurtër, por domethënes. Nuk kam besuar se gjera të ketilla kanë mundur të ndodhin ne burg në mes të shqiptarërve!

Thjeshte, u befasova. Pikerisht, për kete do të kisha pasur deshirë që kete SMS ta pohoj ose mohoj Naser Hysaj nga Peja, të cilin nuk e njoh.

Origjinalin e kam ne in-box.

Image
Mesazhi i publikuar nga Sefedin Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat