Alma Lama ngre alarmin: Pasojat e pushtimit të Rusisë nga Ukraina do të jenë shumë më të mëdha, sesa pushtimi që sjell vdekjen e njerëzve të pafajshëm

Aktuale

Alma Lama ngre alarmin: Pasojat e pushtimit të Rusisë nga Ukraina do të jenë shumë më të mëdha, sesa pushtimi që sjell vdekjen e njerëzve të pafajshëm

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 23:09
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e konsideron si fatal për rendin ndërkombëtar një pushtim eventual të Ukrainës nga Rusia.

Lama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të godas edhe paprekshmërinë e sovranitetit të shteteve.

“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, vetëm pse kjo e fundit është më e fuqishme na rikthen në realitetin hobsian; do jetë goditje fatale për rendin ndërkombëtar që kemi sot, paprekshmërinë e sovranitetit të shteteve e sidomos garancinë për shtetet e vogla; paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruan Lama në Facebook.

Ajo thekson se pasojat mund të jenë shumë të mëdha, derisa Vladimir Putin do të jetë përgjegjës i vetëm.

Pasojat do të jenë shumë më të mëdha sesa ai i një pushtimi që sjell vdekjen e njerëzve të pafajshëm, shkatërrim të panevojshëm e të pa-arsyeshëm.

Nëse ndodh, Vladimir Putin do të jetë përgjegjësi i vetëm!”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat