Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka folur në lidhje me 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për të arriturat e kësaj qeverie.
Ai, në “Edicionin Special” u shpreh se prioriteti i VV-së ka qenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
“Në krye të top prioriteteve të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Sot e kemi një qeveri me duar të pastra, nuk ka ministra hajna, që kanë aktakuza, që i vjedhin 10 milionë në ministrinë e vet, nuk ki tender që është keqpërdorur”, tha ai.
Bajqinovci u shpreh se Qeverinë Kurti Evropa dhe të gjithë po e trajtojnë si qeveri e luftës kundër krimit e korrupsionit.
“Pajtohem që mund të ketë defekte, por është një qeveri për herë të parë që edhe Evropa edhe të gjithë po e trajtojnë si qeveri e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Deri sot e ke pa me korrupsion, me hajni dhe me të gjitha të zezat e mundshme, sot nuk mundesh me gjetë. E gjithë kritika që bëhet sot është pse z. Kurti ia dha dorën këtij, pse nuk ia dha, por nuk mundesh me gjetë asnjë fakt që në Qeverinë Kurti ka korrupsion”, u shpreh tutje ai.