Gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj ka kapluar një zjarr në supermarketin “Viva Fresh Store”.
”Rreth ores 00:11 eshte raportuar se qendra tregtare Viva Fresh Story eshte kapluar nga nje zjarr. Ekipet e policise dhe zjarrefikesit kane da ne vendin e ngjarjes. Nuk raportohet per te lenduar”, ka konfirmuar Kanun Veseli nga policia e rajonit të Ferizajt.
Për shuarjen e këtij zjarri sipas komandantit të Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpitë e tyre për të iu ndihmuar kolegëve të tyre.
Sipas të dhënave të fundit të lënduar nga ky zjarr nuk ka, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa minuta më parë “Bota sot”, ka arritur të ketë pamjet e para që nga shuarja e zjarrit në Ferizaj.
Nga këto pamje të siguruara, shihet teksa zjarrëfikësit janë ende në vendin e ngjarjes dhe vendi duket ende I freskët nga zjarri i madh që ka kapluar.