Sot në Komisionin për Siguri janë duke raportuar krerët e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha ia ka shtruar një pyetje përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë, nëse janë faru krejt kriminelët që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet.
‘’Po thuhet që nuk gjindet kriminel për ilaq kund. Se krejt i ka arrestu Xhelal Sveçla. Ka bo gjenocid, ua ka humb farën. Apo janë veç raporte që të luftohen këto statistika.’’, është pyetja pikante e Bekë Berishës.
‘Krimin e heton policia e Kosovës. Pavarësisht se kush është ministër, që është pozitë politike’’, ishte përgjigja e kryetarit Zeqiri.
Ndërkohë që, në këtë pyetje të Berishës ndërhyri Shqipe Selimi nga Vetëvendosja.
‘’Pyetjet që i bëj unë, i bëj unë. ‘’, ia ktheu Bekë Berisha.