Osmani takohet me ambasadoren holandeze, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Osmani takohet me ambasadoren holandeze, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:38
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani, sot  është takuar me ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, përballjen me pandeminë dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka shfaqur shpresën se do ta ketë mbështetjen e shtetit holandez.

Sipas presidentes, është radha që BE-ja ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

U diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe nevojën e integrimin të shteteve të rajonit të Ballkanit në BE.

Në fund të takimit Loobezo ia ka dorëzuar  Presidentes Osmani telegramin e urimit të mbretit të Holandës, Willem-Alexander R., për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat