Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 1 mijë e 427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.
“Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.