Biznesmeni dhe pronari i kompanisë "Meka", Burim Piraj, ka thënë se krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, nuk duhet të kenë pagën më të ulët se 5 mijë euro.
Ai ka thënë se presidentja, kryeministri, kryeprokurori dhe kryeparlamentari duhet të kenë pagën më të lartë se 5 mijë euro, pasi vendit i duhen njerëz që nuk korruptohen, përcjell Bota sot.
"Kryetari i vendit!
Kryeministri!
Kryeprokurori!
Kryetari i Kuvendit!
Nuk bon me pas pagën më pak se 5000€!
E di që ka shumë që nuk e kuptojnë këtë çka shkrova, por vendi ka nevojë për njerëz lojalë që nuk korruptohen!
Me këto paga i japim nga 5 mijë e çdo muaj i fitojmë nga 5 milionë, në mos ma shumë.", ka shkruar Piraj në një postim në Facebook.
Në bazë të draft dokumentit të Ligjit të ri për Pagat, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri pritet që ta kenë koeficientin më të lartë, duke pasuar nga Institucionet e Drejtësisë dhe atë të Sigurisë.
Sipas këtij dokumenti, Presidenti do ta ketë koeficientin 20 sa e kishte 10, Kryetari i Kuvendit si dhe Kryeministri do ta ketë koeficientin 19, Zëvendëskryeministri 17, deputeti dhe ministrat do ta kenë 16./BS