Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se ulja e mundshme e pagave me ligjin e ri për prokurorët dhe gjykatësit do të cenonte sigurinë juridike.
Miftaraj ka thënë se projekt-ligji për Pagat në raport me gjykatësit dhe prokurorët, nuk guxon dhe nuk mundet të ul pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.
“Çdo ulje e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre, dhe konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e tyre”.
“Projekt-ligji vëmendje të veçantë duhet kushtuar balancimit të pagave të gjykatësve dhe prokuroreve me stafin administrativ ne sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka shkruar Miftaraj.