As këtë herë paralajmërimi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk doli të jetë i vërtetë.
Kështu tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se informata e pranuar është “lajm i rrejshëm”.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.
Për disa herë Policia kishte pranuar telefonata anonime se ishte vendosur mjete shpërthyese te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, por që të gjitha rezultuan të pasakta.