Kosova zbret 28 vende në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation

Aktuale

Kosova zbret 28 vende në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Kosova është ranguar në vendin e 86-të në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation, plot 28 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.

Nga vendet i rajonit vetëm Mali i Zi është më keq se Kosova, i cili është radhitur i 103-ti derisa Shqipëria qëndron më mirë si e 50-ta në listë.

Serbia është në vendin e 59-të dhe Bosnje e Hercegovina e 68-ta.

Indeksi i Lirisë Ekonomike është një indeks dhe renditje vjetore e krijuar në vitin 1995 nga instituti konservator “The Heritage Foundation” dhe “The Wall Street Journal” për të matur shkallën e lirisë ekonomike në vendet e botës.

Në vitin 2021, Kosova u radhit në vendin e 58-të.

Image
Statistikat e renditjes
Image
Statistikat e renditjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat