Asistenti i Albin Kurtit: Adriatik Kelmendi po hap parti të re, ky është sponsori kryesor

Aktuale

Asistenti i Albin Kurtit: Adriatik Kelmendi po hap parti të re, ky është sponsori kryesor

Nga: P.R Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se televizoni i tij do të publikojë një sondazh, në të cilin do të bëhen të ditur se si qendrojnë partitë poltike nëse shkohet në zgjedhje të reja.

E ky paralajmërim i Kelmendit ka nxitur reagimin e asistentit të kryeminsitrit, Albin Kurti, Arianit Beqiri.

Sipas tij, Kelmendi do të formojë një parti të re politike.

“Adriatik Kelmendi po do me hapë parti të re. Devolli sponzor kryesor. Sot paskan me publiku sondazhe të rreme që me u dokë kishe janë faktorë. Ama, ai gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ASNJËHERË, nuk ia ka qëllu analizave të rezultatit”, ka shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

Por Kelmendi e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Ish-asistenti personal paska filluar të bëjë propagandë ende pa e parë sondazhin. 😀 Kjo po që është tjetër nivel i propagandës, i paparë ndonjëherë - mbyte lajmin para se të dalë. Natyrisht se unë nuk i përgjigjem. E sfidoj këdo që ka sondazhe të tjera të këtyre ditëve t’i publikojë. Edhe në Klan do t’ia publikojmë. Edhe ish-asistentit nëse ka! Don’t shoot the messenger! ✌️ P.S. veç mos të del dikush si ai që tha i fitojmë 24 komuna e në fund dolën 4”, ka shkruar në reagimin e tij Adriatik Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat