Televizioni Klan Kosova ka publikuar sonte një sondazh, në të cilin prezantohen rezultatet se si qëndrojnë partitë politike nëse shkohet në zgjedhje të reja.
E rezultatet janë befasuese, duke marr parasysh krahasimin me 14 shkurtin e vitit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese absolute.
Sipas rezultatit të këtij sondazhi, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, atëherë Lëvizja Vetëvendosje do të dilte përsëri parti e parë, por tani me vetëm 34.7% të votave.
LDK me 24.10%, do të renditej në pozitën e dytë, e pasuar nga PDK-ja me 21.3%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.
Sipas këtij sondazhi, Nisma Socialdemokrate përsëri nuk do të arrinte të kalonte pragun prej 5%, shkruan “Bota sot”.