30.4 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Kosova është në drejtimin e duhur në dialogun me Serbinë.
Kështu thonë rezultatet e matjeve të opinionit publik, të cilat u prezantuan në emisionin “Rubikon”.
Në hulumtimin e realizuar nga PIPOS, 30.1 përqind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur me “Jo” në pyetjen “A është Kosova duke ecur në drejtim të duhur në dialogun me Serbinë?”, ndërkaq 19.4 për qind kanë thënë se nuk janë të sigurt.
20.1 përqind e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.
Të pyetur për kompromiset që mund të kërkohen në procesin e dialogut, 43.5 përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa kompromis dhe 16.6 përqind besojnë se me Serbinë mund të arrihet marrëveshje përfundimtare edhe pa u bërë kompromise nga ana e Kosovës.