Paralajmëron zëdhënësi i PDK-së: Formimi i qeverisë nën hije është çështje javësh

Aktuale

Paralajmëron zëdhënësi i PDK-së: Formimi i qeverisë nën hije është çështje javësh

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 23:39
Faton Avduallahu

Zëdhënës i PDK-së, Faton Avduallahu, ka thënë se krijimi i qeverisë nën hije nga PDK, është çështje javësh.

Avdullahu gjithashtu njoftoi se momentalisht PDK-ja e di se sa ministri do të jenë dhe është në përfundim e sipër.

“Do të bëhet (qeveria nën hije), është çështje javësh. E dimë sa ministri do t’i kemi. Është në përfundim e sipër. Do të ketë figura të reja”, është shprehur Avdullahu.

Tutje, Avdullahu tha se PDK-ja opozitën po e bën në stilin “institucional”, ndërkohë që siguroi se kjo opozitë është goxha e ashpër.  

“Ne po bëjmë opozitarizëm institucional. Arkiva është bërë mjeti më i mirë i demaskimit të populizmit”, ka thënë Avdullahu.

“Ne bëjmë opozitarizëm goxha të ashpër. Dëgjoni deputetët e PDK-së në Kuvend”, shtoi Avdullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat