Rrahmani: Do ta rishikojmë koalicionin nëse vazhdon qasja si deri tash ndaj ashkalinjve

Aktuale

Rrahmani: Do ta rishikojmë koalicionin nëse vazhdon qasja si deri tash ndaj ashkalinjve

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 00:22
Qazim Rrahmani

Sot është shënuar a19-vjetori i Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali.

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje për këtë ditë nga ana e qeverisë.

“Është ligji për promovimin e të drejtave të komunitetit, sot ka qenë dita jonë nacionale, shteti e ka për obligim të promovojë, të financojë qoftë edhe aktivitetet tona për festën tonë, kjo nuk ka ndodhur në këtë festë e as në të kaluarën, qeveria nuk ka financuar aktivitetet tona për festën tonë nacionale”, ka thënë Rrahmani.

“Qeveria nuk e ka përkrahur ditën e komunitetit ashkali, duhet ta themi publikisht… Me mospërkrahjen e tij, nuk na ka lënë me festu festën qysh duhet”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo festë e gjen të lumtur komunitetin për festën, por jo edhe për kushtet e jetesën në Kosovë.

Sipas Rrahmanit për një vjet qeverisje, nga qeveria Kurti nuk janë marrë parasysh kërkesat e këtij komuniteti, dhe sipas tij, është ndaluar edhe projekti, që ishte miratuar nga qeveritë e kaluara, për ndërtimin e disa shtëpive, me pretekstin, sic thotë ai se kishte keqpërdorime të tenderimit.

“Për një vjet qeverisje, kërkesat e komunitetit ashkali nuk kane ecur përpara, janë ndërprerë projekti i shtëpive. Me ardhjen e qeverisë Kurti është ndërprerë ky projekt, arsyeja sipas tyre është se ka pasur keqpërdorim në tenderim, ne nuk e dimë, por njerëzit janë jashtë, edhe shtëpitë që i kanë pasur i kanë prishur duke menduar se kanë me hy në të rejat, tash nuk e kanë asnjërën”, ka vazhduar ai.

“Ose rifillo projektin ose paguaja qiranë atyre njerëzve”, ka shtuar ai.

Madje Rrahmnai tha se nëse do të vazhdojë kjo qasje e qeverisë ndaj këtij komuniteti, do ta rishikojnë edhe munësinë për të dalë nga koalicioni.

“Do ta rishikojmë koalicionin nëse kjo qasje vazhdon kështu, nuk merren parasysh kërkesat e këtij komunitetit”, ka thënë ai.

Sot, sipas Rrahmanit ashkalinjtë janë komuniteti më i diskriminuar, më i varfër e më i anashkaluar, krahasuar me komunitetet tjera në Kosovë, sidomos me atë serb.

“Kanë menduar që vetëm për kafshatën e bukës të ndihmohet ky komunitet, por jo ky komunitet ka probleme më të mëdha, kërkojmë punësim, infrastrukturë, banim të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat