Polici që po vazhdon të jetë në suspendim, Amir Hoxha, është kërcënuar me jetë.
Përveç jetës së tij, Amirit i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e vogël.
Media ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se kërcënimi u bë përmes një mesazhi në telefonin e policit Amir Hoxha.
“Je në vëzhgim që po han m*t në portale, familen kena me ta q* edhe djalin në fyt me ta pre, a po ndëgjon”, thuhet në mesazhin që pranoi zyrtari i suspenduar.
Hoxha ka refuzuar të deklarohet, duke thënë se për këtë çështje janë njoftuar organet.
Ndërkohë, media mëson se rasti i kërcënimit është paraqitur në Polici, dhe Hoxha dyshon se lidhen me ngjarjet e fundit.
Kujtojmë se Amir Hoxha u suspendua pas një statusi në Facebook, ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me naftë.
Për suspendimin e Hoxhës kanë reaguar shoqëria civile, gazetarë dhe opinionistë, të cilët e kanë konsideruar si shkelje e të drejtave.