Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për imazhin që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen fëmijë në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur në duar fotografitë e liderëve politikë të vendit.
Pozhari ka kritikuar ata që po e akuzojnë për këtë kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke thënë se ai nuk ka publikuar foto me fëmijë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, lideri që keqpërdorte fëmijët ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Nuk e di pse kjo mani me ju gjuajt Glaukut. Ai as nuk ka postu foto me fëmijë, as ka pas ndonjë ndikim në këtë maskaradë.
Ishte Hashim Thaçi ai që i keqpërdorte haptazi fëmijët.
Kjo foto për ata që kanë probleme me mbamendje! Boll u munduan me tërheq paralele palidhje dhe të cilat nuk qëndrojnë.
Verbëria nga mllefi e urrejtja janë sen i keq.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/16/auto_274100897_645584383328314_6612499291967527713_n1645023899.jpg)