Osmani urohet për ditën e pavarësisë nga Bosnja dhe Hercegovina: Dy vendet me prioritetet të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme

Aktuale

Osmani urohet për ditën e pavarësisë nga Bosnja dhe Hercegovina: Dy vendet me prioritetet të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 16:37
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç

Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komshiç.

Më tej, në telegram, Komshiç thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komshiç.

Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit:

Bosnja dhe Hercegovina
P R E S I D E N C A

Sarajevë, më 17 shkurt 2022

Shkëlqesi,
Juve dhe qytetarëve Tuaj, në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ju uroj Ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rendësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona.
Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe
Bashkim Evropian. Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë.
Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta (ose: nderimet e mia më të thella) dhe urimet e sinqerta për lumturinë Tuaj personale dhe të qytetarëve të vendit
Tuaj.

Zhelko Komshiq (ZHeljko Komshiç)

SH.S. Vjosa Osmani – Sadriu
Presidente e Republikës së Kosovës
Prishtinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat