Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
Në një komunikatë për medie thuhet se Cassis ka theksuar bashkëpunimin mes dy shteteve, e që siç ka thënë ai, është i shkëlqyer.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .
Bëhet e ditur se në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme.