Deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut i është kundërpërgjigjur analisti nga Amerika, prof. dr. Binak Maxharraj.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili duket së bashku me disa fëmijë.
Në bluzat e këtyre fëmijëve shihet edhe fotografia e Thaçit.
Maxharraj, në këtë shkrim e quan Ganimete Musliun të pafytyrë.
Postimi i plotë:
Gane a po e njeh këtë njeri në foto me femijë.
Nëse ka ndonjë deputet në këto dy dekada pas çlirimit që është bërë prrallë dhe ia ka marrë fytyrën vetës, kjo është askush tjetër pos Ganja e PDK-së, apo Ganimete Musliu, e cila deri në klasën e katërt nuk e ka ditë as emrin e vet, e tashti na shet mend se na qenka dikushi. Po nuk mund te bëhet njeriu dikushi nga askushi.
Le që i doli punë me femijët e kryeministrit Albin Kurti duke u përzi keshtu ne çështjet familjare, por tashti kësaj faqezezeje, të pafytyrë i paska dalë punë edhe me fotot e kryeparlamentarit Glauf Konjufca dhe Presidentes Vjosa Osmani.
Kjo është diçka normale. Këtë e kanë bërë edhe liderët më të medhenj botërorë, sepse i konsiderojnë fëmijët si thesar të ardhmës së kombit.
Por, kjo nuk paska qenë normale për Ganen e PDK e cila thjesht shihet se nuk i do dhe nuk ka respekt për fëmijët.
Por, krejtësisht ishte normale për këtë Ganën e PDK-së, të pafytyrën Ganimete Musliu kjo foto më poshtë e idolit të saj Hashim Thaçi që edhe "ky i paska keqpërdorë femijtë" duke bërë foto edhe si president, por edhe më foto të tij në trup të femijëve.
Si duket Ganën e PDK-së e ashtuquajtura Ganimete Musliu e paska lënë memorja dhe e paska harru këtë foto të liderit të vet të dikurshëm Hashim Thaçit me fëmijë.
Marre për ty Ganja e PDK-së, por njerëzit e pa fytyrë nuk kanë marrë.