Haradinaj: ShBA mbështet Kosovën në dialog që përfundon me njohje reciproke

Aktuale

Haradinaj: ShBA mbështet Kosovën në dialog që përfundon me njohje reciproke

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:08
Jeffrey M Hovenier, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.

Ky qëndrim, siç u shpreh ish-kryeministrit në Facebook, i është rikonfirmuar edhe nga ambasadori Jeffrey M Hovenier, të cilin tha se kishte kënaqësinë ta pres sot në selinë e partisë së tij.

Postimi i plotë:

I lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.

Ky qëndrim më është rikonfirmuar edhe nga Shkëlqesia e tij, ambasadori Jeffrey M Hovenier, të cilin kisha kënaqësinë ta pres sot në Selinë e Aleancës.

Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat