​Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, thellohen diskutimet për disa projekte

Aktuale

​Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, thellohen diskutimet për disa projekte

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:18
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Në një komunikatë për medie thuhet se në takim, ku ishte prezent dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u thelluan diskutimet e mundësive konkrete të bashkëpunimit në projekte si trajtimi i ujërave të zeza dhe rrjeteve të kanalizimit në komuna të ndryshme, në kuadër të kredisë ekzistuese nga shteti hungarez.

Ambasadori Bencze shprehu gatishmërinë e Hungarisë që të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën dhe të analizohen mundësitë për investime të tjera konkrete.

Zëvendëskryeministri Bislimi, duke e falënderuar ambasadorin, e vlerësoi shumë angazhimin e shtetit hungarez në Kosovë, në mbështetje të zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat