Zëvendëskryeministri Bislimi pret Ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi pret Ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 20:03
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Kosovë.

Përgjatë këtij takimi u bisedua për marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës si dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fushat e arsimit, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe projekte të tjera në të cilat shteti i Finlandës mund të ofrojë përkrahje.

Mbështetja e vazhdueshme e Ambasadores ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj, ka thelluar ndërveprimin mes vendeve tona.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadoren Stjernvall për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. Ambasadores i uroi suksese për angazhimet e mëtejshme në karrierën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat