Derisa është përmendur mundësia që Kosova po përgjohet përmes disa kamerave kineze të vendosura në Kosovë, kanë reaguar ekspertë e njohës të kësaj ҫështje.
Poashtu, i pyetur nga 'Bota sot' ka folur edhe profesori dhe analisti i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani.
Ai thotë se, kjo ҫështje është temë e ekspertëve të IT-së, pra ekspertët e IT-së duhet të vlerësojnë këtë ҫështje dhe punën e kamerave.
“MPB, Komisioni Parlamentar për Siguri, AKI duhet të merren me këtë ҫështje, nuk është e thënë se vetëm kamera kineze duhet të blehen ka përplotë firma që prodhojnë kamera në shtetet perëndimore”, thotë Burjani për Bota sot”.