Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci tha se Albin Kurti edhe tri vjet do të jetë në udhëheqje të Qeverisë.
Sipas tij, s’ka zgjedhje të parakohshme, veç nëse ndodh diçka e madhe.
‘’Kurti edhe tri vite do të jetë në karrigen e kryeministrit dhe nuk do ta rrëzojë veten asnjëherë. Janë këta që e patën rrëzu veten. S’ka fuqi që mundet me rrëzu një koalicion qeverisës.
Shpesh po flitet për zgjedhje këto muajve të fundit. S’ka presion që e con vendin në zgjedhje, përvecse se ndodh naj tronditje e madhe.’, tha ai.