Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci thotë se sfida kryesore e Qeverisë Kurti ka qenë vaksinimi e që sipas tij tashmë kjo sfidë është tejkaluar.
Ai thotë ka pasur zhvillime edhe në raport me luftën kundër korrupsionit pasi Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka ardhur në Qeveri dhe në proces është edhe Vettingu.
Sukses të Qeverisë Bajqinovci e quan edhe themelimin e institutit për adresimin e krimeve të luftës dhe largimin e homologimit.
“Kemi një buxhet prej 2.7 miliardë eurove e që ky tregon se po luftohet kontrabanda dhe evazioni fiskal në Kosovë. Sot e kemi buxhetin shumë më të lartë dhe këtë e thonë dogana e institucionet tjera”, tha ai.
Ndër sukseset kryesore të Qeverisë deputeti i LVV-së e konsideron buxhetin e ushtrisë.
“Kemi buxhet mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Pra është blerë armatim dhe municion që nuk është blerë për 20 vitet e fundit”, deklaroi Bajqinovci.
Ai thotë se për herë të parë janë ndarë mbi 2 milionë euro edhe për Preshevën.