Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një e mitur e moshës nëntë vjeçare, në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së.
Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci, e cila tregoi se viktima ishte me COVID-19, po ashtu ishte diagnostifikuar edhe me Leukemi akute limfoblastike.
Trupi i nëntë vjeçares është dërguar për obduksion.
“Po e vërtetë që ka vdekur një vajzë 9 vjeçare. Ka qenë me Covid pozitiv para 3 jave e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë ndërkohë është diagnostifikuar edhe me Leukemi akute limfoblastike. Pra ka pas dy diagnoza për të cilat është trajtuar. Shkakun e vdekjes e vërteton mjekësia ligjore me anë të obduksionit“, tha ajo.