Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në një nga klinikat e QKUK-së një 9-vjeçare në rrethana ende të dyshimta.
Policia konfirmoi se ka marrë informatë në ora 19:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën.
“Si vijimësi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Megjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.