Konflikti Rusi-Ukrainë, ish-ministrja e Jashtme: Më shqetëson militarizimi i Serbisë

Aktuale

Konflikti Rusi-Ukrainë, ish-ministrja e Jashtme: Më shqetëson militarizimi i Serbisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 00:16
Edith Harxhi

“Gjatë gjithë këtyre muajve kur është diskutuar pushtimi i Ukrainës nga Rusia, unë kam qenë e shqetësuar për militarizimin e Serbisë. Që prej vitit 2014 e deri sot vazhdon të harxhojë diku te 1,4 miliardë euro në vit për militarizimin e saj në buxhetin e mbrojtjes”.

Kështu u shpreh në A2 CNN ish-ministrja e Jashtme, Edith Harxhi, teksa u fol për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

Harxhi u shpreh më pas se ngjarjet e fundit në Ballkan nuk janë të rastësishme në këtë periudhë.

“Së bashku me disa probleme që janë krijuar rishtazi në dialogun Serbi-Kosovë, destabilizimi i skenës politike në Mal të Zi apo edhe ai në Maqedoni më shqetësojnë shumë për fatin e rajonit. Këto nuk janë të rastësishme në një kohë kur Rusia ka vendosur me mijëra trupa në kufij me Ukrainën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat