Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, që u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi me 48 kilogramë marihuanë, të enjten do të del para trupit gjykues.
Burimet kanë konfirmuar se nesër në ora 10:00, në Podgoricë, Rreci do të del para gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit.
Media ka mësuar se familjarët e Rrecit kanë angazhuar një avokat nga Mali i Zi për ta mbrojtur të dyshuarin në veprën penale që i ngarkohet – transportim i drogës.
Rreci është arrestuar të hënën në pikën kufitare “Debeli Brijeg”, në kufirin kroato-malazez.