Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, aty ku po vazhdon gjyqi ndaj tij dhe tre përfaqësuesve të tjerë të UÇK, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit.
Madje, avokati i tij, Dastid Pallaska ka treguar shifrën prej 180 milionëve që është harxhuar deri në qershor të 2021 për gjykimin e ish-liderëve të UÇK në Hagë.
Për këtë, profesori dr. Binak Maxharraj, ka thënë se avokatët e Thaçit janë ata të cilët po e rrjepin Kosovën.
Sipas tij, për t’i paguar të këto qeveria duhet t’i, mbyll të gjitha fakultetet dhe shkollat për pesë vite për t’i paguar këto para.
Shkrimi i plotë:
SKANDALOZE:
AVOKATËT E THAÇIT PO E RRJEPIN KOSOVËN..?!
Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka treguar shifrën prej 180 milioneve që është harxhuar deri në qershor të 2021 për gjykimin e ish-liderëve të UÇK në Hagë.
Çka është tepër, është tepër e dhembshme dhe skandaloze.
Por avokati Dastid Pallaska ka përllogaritur se gjykimi i tyre do të zgjas së paku 10 vjet.
Nëse për një vit qenkan paguar mbi 180 milion dollar për avokatët e Thaçit me shokë, kurse gjykimi do të zgjatë 10 vite, atëherë qeveria e Kosovës për këto 10 vite duhet t’i paguaj diku mbi 1.800 miliard euro vetëm për avokatët.
Ku do t’i marrë qeveria gjithë këto para të cilat janë më shumë se krejt buxheti i Kosovës.
Pra, për ti paguar të këto para 1.800 miliard euro qeveria duhet t’i, mbyll gjitha fakultetet dhe shkollat për pesë vite për t’i paguar këto para.
Thotë populli luaje macë kryet e bullit.